Please enter at least 3 characters.

Georgievski: Patrioti i vërtetë maqedonas nuk bën tifozllëk për Shkëndijën por për Cecën (Video)

2016/01/georgievski-jam-pesimist-p-euml-r-marr-euml-veshjen-e-p-euml-rzhinos-video_hd.jpg

Kanë vazhduar reagimet për prezencën e kryetarit të Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev në stadiumin ''Arena Filipi i Dytë'' për të mbështetur Shkëndijën e Tetovës në lojën kthyese për kualifikim në Europ League, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë herë, kryetari i partisë OBRM-Popullore Lubço Georgievski ka kritikuar ata që kanë përfolur gjestin e Zoran Zaev si diçka negative.

Georgievski me metaforë ka thënë ''patriot i vërtetë nuk bëhesh duke e mbështetur Shkëndijën por duke e ndjekur Zvezdën, Partizanin, Aca Lukasin, Cecën dhe të jesh mbështetës i kësaj muzike.'' shkruan mes tjerash Lubço Georgievski, kryetar i OBRM-Popullore dhe ish-kryeministër i Maqedonisë.

Nga ana tjetër Zaev e ka arsyetuar këtë gjest kështu “Si shumica prej jush unë e dua futbollin. Mbrëmë njëri nga ekipet tona kishte gjasë të luajë në Evropë dhe kjo është punë e mrekullueshme. Unë e dua Maqedoninë dhe prandaj bëj tifo për klubet tona. Mbrëmë loznin maqedonas, shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë, dhe të gjithë luftonin për qëllim të njëjtë dhe këtu qëndron bukuria e sportit, kjo është bukuria e Maqedonisë. Është për keqardhje që këtë nuk e shohin kundërshtarët tonë. Unë do të vazhdoj ta përkrah sportin e Maqedonisë dhe me këtë jam krenar”, thotë Zaev në këtë video adresim./Telegrafi/