Please enter at least 3 characters.

Genta Ismajli përshëndet fansat nga shtëpia e saj e bukur (Foto)

2016/03/Genta-Ismajli.jpg

Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë shumë aktive këtë verë me koncerte. Ajo ka kënduar vazhdimisht së bashku me grupin Etnon, gati në të gjitha qytete e Kosovës dhe Shqipërisë.

E së fundmi duket se këngëtarja po i jep vetes edhe disa ditë pushimi. E përderisa të tjerët zgjedhin bregdetin për të pushuar, Genta ka vendosur që kohën e lirë ta kalojë në shtëpinë e saj.

Në një foto që këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, shihet duke përshëndetur fansat e saj me një zemër të madhe.

Të shumta kanë qenë edhe komentet, ku përveç të tjerash Genta u komplimentua shumë edhe për shtëpinë e saj të bukur. Kujtojmë që vitin e kaluar, Genta u zhvendos në shtëpinë e saj të re në Kosovë, e cila është madhështore dhe aktualisht jeton vetë. /Telegrafi/