Please enter at least 3 characters.

Genta Ismajli me ndryshim të ri në dukje, rikthehet sërish në bionde

2021/02/genta-1.png

Ndryshimet në dukje tashmë janë bërë trend e të njëpasnjëshme për artistet shqiptare.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Genta Ismajli, e cila ka prezantuar stilin e radhës me flokë të bardhë, ndonëse kjo nuk është hera e parë që e shohim si bionde.

Bukuroshja, e cila numëron afro 500 mijë ndjekës në Instagram, përmes një imazhi ka prezantuar transformimin e ri.

Ky duket se u prit mirë edhe nga fansat e miqtë e Ismajlit, të cilët e komplimentuan në mënyra të ndryshme.

Ndërkaq, fotografia akoma pa mbushur 24 orë të plota është pëlqyer mbi shtatë mijë herë.

Nuk është bërë e ditur nëse është një nga paraqitjet e klipit të ri, për të cilin është duke punuar që një kohë.

Megjithatë, ka afro shtatë muaj që Genta nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/