Please enter at least 3 characters.

Gazetat zyrtare të Maqedonisë dhe Malit të Zi do të bashkëpunojnë në të ardhmen

2017/02/Gazeta-Zyrtare-ne-Maqedoni.jpg

Gazetat zyrtare të Malit të Zi dhe të Maqedonisë do të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në sferat e interesit të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, ky bashkëpunim është arritur pas ujdisë ndërmjet dy udhëheqësve të gazetave, Lluka Kërzhalloski nga Maqedonia, si edhe Momçillo Vujosheviq.

Siç njoftojnë nga Gazeta Zyrtare e Maqedonisë, në takim është folur për më shumë çështje, ndër të cilat edhe shkëmbimi i përvojave në aspekt të fushës së përbashkët të punës, me theks në botimin e gazetës zyrtare, etj./Telegrafi/