Gashi pret spektakël ndaj Prishtinës
18/11/2014
“E kemi ngritur edhe më shumë cilësinë e lojës dhe jemi duke zhvilluar lojë tejet atraktive duke bërë që të sjellim edhe më shumë shikues në palestër”, theksoi Gashi për Arenën.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës, duke thënë se këto ndeshje gjithmonë sjellin spektakël.
“Do të jetë një derbi, një spektakël i vërtetë, terreni është përparësi e madhe për ne dhe shpresojmë se do të arrijmë fitoren në këtë ndeshje”, përfundoi Gashi.
Peja të enjten e zhvillon ndeshjen e ardhshme në palestrën ‘Karagaçi’ përballë liderit, Sigal Prishtinës. /Telegrafi/


