Please enter at least 3 characters.

Gashi humb me pikë nga Chisora - qëndron në këmbë deri në fund të duelit ndaj kundërshtarit të mundshëm të Joshuas

2019/04/GashiDereck-2.jpg
237:"LONDON, ENGLAND - APRIL 20: Derek Chisora of Great Britain(R) in action with Senad Gashi of Kosovo during the Heavyweight contest during Boxing at The O2 Arena on April 20, 2019 in London, England. (Photo by Christopher Lee/Getty Images)
12:"Getty Images

Boksieri nga Kosova, Senad Gashi, i ka bërë ballë Dereck Chisoras deri në fund të duelit prej 10 raundesh në kategorinë e peshave të rënda që u zhvillua në O2 Arena të Londrës, për të humbur me vendim të gjyqtarëve.

Në fund të meçit, të tre gjyqtarët vendosën në favor të boksierit britanik (100-90, 100-91, 99-91).

Raundi 1 Nuk pati shumë aksion dhe dy boksierët ishin më të kujdesshëm duke mos ndërmarrë tentativa.

Derek Chisora dhe Senad Gashi (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Raundi 2 Boksieri shqiptar, i cili në peshime ishte më i lehtë se kundërshtari i tij, nuk është u angazhua shumë dhe priste reagimin e Chisoras.

Raundi 3 Gashit, i cili në këtë arenë kishte pësuar nga Carlos Takam në dhjetorin e kaluar, iu dha paralajmërim për shfrytëzimin e kokës. Ndërkohë që Chisora filloi ta ngushtonte hapësirën ndërmjet tyre duke e goditur në trup boksierin nga Kosova.

Raundi 4 Shqiptari që bën karrierë në Gjermani arriti të mbahej mirë pas një goditjeje të kundërshtarit me të djathtën.

Derek Chisora dhe Senad Gashi (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Raundi 5 Chisora vazhdoi të ishte i përmbajtur, ndërkohë që Gashi dukej i lënduar, megjithatë vazhdoi t'i rezistonte kundërshtarit të tij.

Raundi 6 Plani i Senadit filloi të dështonte, pasi e kishte të vështirë përballjen ndaj Dereck. Mirëpo, ai u tregua i qëndrueshëm në goditjet e rivalit. Ndërkohë që as Chisora nuk ofronte diçka spektakolare.

Raundi 7 Gashi tentoi ta vinte në vështirësi Chisoran, mirëpo ky i fundit vazhdonte ta ruajë përqendrimin. Boksieri nga Peja vazhdonte të ishte i disponuar.

Derek Chisora dhe Senad Gashi (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Raundi 8 Tifozët nuk ishin të kënaqur me meçin filluan ta quanin 'të mërzitshëm'. Ishte pritur shumë nga Chisora, por ai nuk tregohej i rrezikshëm për Gashin.

Raundi 9 Përpjekjet e Chisoras u neutralizuan nga Gashi, i cili arriti t'i shkonte duelit deri në raundin e dhjetë dhe të fundit.

Raundi 10 Chisora u përpoq ta mbyllte në mënyrë spektakolare, por ashtu nuk mendoi Gashi, i cili e mbylli sfidën në këmbë dhe u mbeti gjyqtarëve ta vendosnin fituesin.

/Telegrafi/