Gareth Bale do të qëndrojë te Real Madridi
Gareth Bale nuk e ka në plan që të largohet nga Real Madridi në këtë verë.
Anësori uellsian po rikthehet te Los Blancos pas një huazimi që e kishte te Tottenham Hotspuri.
Bale thuhet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Carlo Ancelottin, duke kërkuar konfirmimin nga italiani rreth të ardhmes së tij.
“Gelsenkirchen është gati për ju, Gareth” - Schalke tenton të joshë Balen me fushë luksoze të golfit
Ish-strategu i Evertonit i ka bërë të ditur lojtarit se është në planet e tij dhe llogaritë shumë në të.
Kështu, Bale do t qëndrojë deri në fund të edicionit 2021/2022 te Real Madridi.
Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe ai do të largohet si i lirë, pasi Florentino Perez nuk e dëshiron më në klub.
Uellsiani është aktualisht lojtari më i paguar në klub dhe paga e tij ka bërë që Real Madridi të kërkojë në vazhdimësi shitjen e tij, por Ancelotti i ka ofruar edhe një shans. /Telegrafi/


