Please enter at least 3 characters.

Garcia: Do largohem vetë nga klubi kur të mos jem i dobishëm

2016/01/garcia-do-largohem-vet-euml-nga-klubi-kur-t-euml-mos-jem-i-dobish-euml-m_hd.jpg

Skuadra e Garcias ka fituar vetëm dy nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke ngecur kështu 14 pikë prapa Juventusit në garën për titullin e Serie A. Me këtë formë të dobët që po kalon klubi, kanë ardhur edhe shumë kritika në drejtim të tij.

“Dua t’i siguroj të gjithë se unë kam rënë në dashuri me këtë skuadër”, ka thënë fillimisht ai.

“Kur të vijë dita që unë nuk e ndjej se jam i dobishëm dhe se nuk mund t’i marr rezultatet dhe trofetë, atëherë unë nuk do të jem më pjesë e klubit”, ka theksuar Garcia.

“Por, përderisa lojtarët më ndjekin dhe më dëgjojnë mua, atëherë ne mund të fitojmë këtu, që është edhe ëndrra ime. Kjo është e vështirë për t’u bërë, por kjo është ëndrra ime dhe unë dua ta realizoj. Unë nuk do të heq dorë në momentin e parë që kam vështirësi dhe është e rëndësishme që lojtarët ta kuptojnë këtë”, ka shtuar trajneri i Romës. /Telegrafi/