Please enter at least 3 characters.

G4shi u kërkon falje prindërve pasi e ndërron emrin në 'Larry'

2019/10/gashi_69377941_112536609943166_7945995289579914077_n-e1570030018119.jpg

Reperi me origjinë shqiptare, G4shi, është duke arritur majat e suksesit viteve të fundit, e tashmë po e shijon edhe suksesin e albumit tij të ri.

I njëjti ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për karrierën dhe jetën e tij, teksa ka vendosur të ndryshojë emrin dhe me këtë rast u kërkon falje prindërve, të cilët qëndrojnë prapa çdo suksesi të artistit shqiptar.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në rrjetin social, Twitter.

G4shi ndërron emrin (Foto: Twitter)

"Ndërroj emrin këtë javë Larry Gashi, s’ka më Labinot, më vjen keq mami dhe babi", ka shkruar reperi G4shi.

28-vjeçari ditë më parë në një intervistë për "Hollywood Life" ka rrëfyer gjithçka për kohën kur qëndronte rrugëve të New York-ut e po ashtu edhe momentin kur Jay Z ia hodhi në plehra një CD që ai i dha gjatë takimit.

Reperi në fjalë tanimë është shndërruar në artistin viral, me shumë projekte të suksesshme, gjersa po qëndron në maje të top - listave botërore.

Pas publikimit të albumit të ri, ai do nisë turneun e koncerteve anë e mbanë botës, ku ka prezantuar edhe listën e vendeve që do të performojë. /Telegrafi/