Please enter at least 3 characters.

Futet në det për t'u larë, vdes turisti nga Kosova

2019/07/det-e1561980651661.jpg

Një turist ka humbur jetën sapo është futur në det për tu larë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen.

I mbyturi është shtetas nga Kosova, por banues në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për arrest kardiak. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /TCH/