Please enter at least 3 characters.

Futbollisti mekiskan, Joao Maleck shkakton aksident - ku humb jetën një çift i porsamartuar

2019/06/joaoa.jpg

Joao Maleck është përfshirë në një aksident komunikacioni në Guadalajara të Meksikës, në të cilin mbeti i vdekur një çift porsamartuar.

Viktimat ishin të moshave 35 dhe 26 vjeç, ndërsa e humbën jetën pasi vetura e futbollistit u përplas në automjetin e tyre.

Maleck, i cili në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Sevilla B, është nën hetime në rast se ka konsumuar alkool, meqenëse para aksidentit i kishte publikuar disa fotografi nga një ndejë në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, disa dëshmitarë kanë thënë se vetura e 20-vjeçarit ishte duke ecur me shpejtësi të madhe në momentin e aksidentit.

Prandaj, ai do të hetohet edhe në se e ka tejkaluar limitin e shpejtësisë. /Telegrafi/