Please enter at least 3 characters.

Francis Ngannou bën namin në boksin ndërkombëtar: Fiton një vend në elitën e WBC-së

2023/11/ngannou.jpg

Debutimi mbresëlënës në ringun e boksit e ka çuar Francis Ngannou direkt në listën e elitës, duke i siguruar një vend në dhjetëshen kryesore të klasifikimit të peshave të rënda të Këshillit Botëror të Boksit (WBC).

Ngannou, i cili u përball në një luftë të tensionuar dhjetë raundëshe në Riad kundër kampionit të WBC-së, Tyson Fury, duhej të pranonte një humbje të ngushtë me vendim të ndarë nga gjyqtarët, një rezultat i cili ngjalli debate.

Pas një performancë të fortë që përfshinte rrëzimin e Furyt në raundin e tretë, ish-kampioni i peshave të rënda në UFC, Ngannou, jo vetëm që rrëmbeu respektin e fansave, por gjithashtu tregoi se është një forcë me të cilën duhet llogaritur në boksin profesionist.

I lindur në Kamerun dhe tani me ambicie të qarta për të vazhduar rrugëtimin e tij në boks, Ngannou mburret me pozicionin e tij të ri si i dhjeti në hierarkinë e WBC-së.

Ndërkohë që vëmendja është fokusuar edhe tek të ardhmen e tij, spekulimet u ndezën kur Eddie Hearn i Matchroom Sport parashikoi se kamerunasi mund të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Ky koment u bë menjëherë pas njoftimit të rangimeve të reja të WBC-së, të cilat u shpallën gjatë një sesioni të vlerësimit në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent.

Renditja më e re në WBC:

Tyson Fury si kampion1) Deontay Wilder2) Anthony Joshua3) Arslanbek Makhmudov4) Frank Sanchez5) Efe Ajagba6) Jared Anderson7) Martin Bakole8) Joseph Parker9) Otto Wallin10) Francis Ngannou. /Telegrafi/