Please enter at least 3 characters.

Francezët shënojnë përvjetorin e lëvizjes 'Jelekët e Verdhë'

2019/02/yellow_vest_3.jpg
532:"PARIS, FRANCE - DECEMBER 15: Protesters let off flares near Les Halles during the 'yellow vests' demonstration on December 15, 2018 in Paris, France. The protesters gathered in Paris for a 5th weekend despite President Emmanuel Macron's recent attempts at policy concessions, such as a rise in the minimum wage and cancellation of new fuel taxes. But the 'Yellow Vest' movement, which has attracted malcontents from across France's political spectrum, has shown little sign of slowing down. (Photo by Jeff J Mitchell/Getty Images)
12:"Getty Images

Policia franceze ka arrestuar më shumë se 250 vetë në të gjithë vendin gjatë protestave që shënuan përvjetorin e parë të lëvizjes së ashtuquajtur "Jelekët e Verdhë".

Sipas autoriteteve vetëm në Paris u arrestuan 173 vetë.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner tha të dielën për radion “Evropa 1”, se kishte pak demonstrues të ligjshëm mes atyre që u rebeluan për disa orë të shtunën në juglindje të Parisit.

Ai i cilësoi protestuesit banditë të egër, të cilët siç tha erdhën për të luftuar kundër forcave të sigurisë si dhe që të pengonin shërbimet e urgjencës të kryenin detyrën e tyre.

Demonstruesit dogjën disa makina në Paris si dhe hodhën gurë e shishe ndaj policisë që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës e ujë.

Lëvizja e ashtuquajtur e "jelekëve të verdhë", është shndërruar nga një protestë kundër planeve për rritje të taksës së karburantit, në një lëvizje që synoi një gamë më të gjerë çështjesh, përshirë masat ndaj ndryshimeve klimatike deri tek mbështetja për familjet e punëtorëve.

Presidenti francez Emmanuel Macron iu përgjigj demonstratave duke nisur në fillim të këtij viti një debat qytetar mbarëkombëtar. Ai ndërmori disa veprimeve siç ishte ulja e taksave si dhe rritja e pagës minimale.