Please enter at least 3 characters.

Franca mposht Kroacinë dhe shpallet kampion bote

2018/07/franca.jpg
275:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Kylian Mbappe of France celebrates with team mates after scoring his team's fourth goal during the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Francës është shpallur kampion bote në turneun 'Rusia 2018', pasi në finale e mposhti Kroacinë me rezultat 4-2.

Ndeshja nisi me një dominim të kroatëve me lojë, mirëpo pas një harkimi të Les Bleus në zonë, Mario Mandzukic shënoi me kokë në portën e gabuar (18').

Perisic e barazoi rezultatin (Foto: Getty Images)

Nuk kaluan as dhjetë minuta dhe rezultati u barazua. Ivan Perisic realizoi pas asistimit nga Domagoj Vida (28').

Mirëpo, Perisic shkaktoi penallti duke e prekur topin me dorë në zonë dhe Antoine Griezmann u tregua i saktë nga pika e bardhë (38') për ta kthyer epërsinë e francezëve.

(Foto: Getty Images)

Edhe pse Kroacia e diktonte tempin e lojës, ishin Les Bleus ata që u treguan të rrezikshëm përmes lojtarëve të tyre cilësorë.

Fillimisht, Paul Pogba (59') dhe pastaj Kylian Mbappe (65'), shënuan gola të bukur duke i shuar shpresat e kroatëve.

Një goli i bukur nga Mbappe (Foto: Getty Images)

Mario Mandzukic e shfrytëzoi një gabim të portierit Hugo Lloris duke e ngushtuar rezultatin, mirëpo epërsia ishte akoma shumë e lartë.

Në vazhdim, skuadra kroatet u përpoq vazhdimisht që të rikthehej në lojë, mirëpo pa sukses.

(Foto: Getty Images)

Ky është triumfi i dytë në histori të Francës në Kampionatin Botëror. Për herë të parë, Les Bleus e kishin fituar Kupën e Botës para dy dekadash, në vitin 1998.

Ndërkaq, Kroacia duhet të kënaqet me suksesin më  të madh në histori të përfaqësueses, arritjen deri në finale të një Kampionati Botëror. /Telegrafi/