Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare: Drenica për fitoren e parë, Prishtina për të katërtën radhazi

Drenica dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të prishtinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu, me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Jeton Mehmetit ka një humbje dhe tri barazime në katër ndeshjet e para dhe synon fitoren e parë në këtë edicion, pikërisht para tifozëve të vetë.

Në anën tjetër, ekipi i Orges Shehit ka tri fitore nga tri ndeshje të luajtura dhe synon të katërtën radhazi për të mbajtur serine e qind për qind dhe për të treguar seriozisht kandidaturën për titull këtë sezon.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Ymeri; Lushtaku, A.Veliqi, Qaqi, Musaj; Kote, Dervishaj; Vojvoda, Hamiti, E.Veliqi; Mehmeti;

Prishtina: Iljazi; Bytyqi, Halili, Poçi, Saletic; Llugiqi, Baftiu; Selmani, Krasniqi, Diatta; Kryeziu;

/Telegrafi/