Formacionet zyrtare: Ballkani për t’iu kthyer fitores, Drenica për vazhdimësi
Ballkani dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Superligën e Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të drenicasve në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit.
Ekipi i Bledi Shkëmbit vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Llapi dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për ta rikthyer pozitën e parë.
Në anën tjetër, ekipi i Bledar Devollit vjen nga një fitore dhe një barazim, ndërsa synon ta vazhdojë serinë pozitive për t’i ikur fundit të tabelës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ballkani: Ljuljanovic; Thaqi, Jashanica, Sinani, Potoku; Kuc; Hoxha, Korenica, Baftiu, E.Krasniqi; Daku;Drenica: Ymeri Frashëri, Bejta, Gjoni, Qaqi, Dumani, Ramadani, Elshani, Rapo, Uka, Zabergja; /Telegrafi/


