Formacionet e mundshme, Leicester - Atletico
Gjithçka ose asgjë. Për tu futur në katër ekipet më të mira në Evropë, Atletico Madrid duhet të mos rrëshqas dhe kështu të futet në gjysmëfinale për herë të tretë nga katër sezonet e fundit.
Por, nuk do ta kenë aspak lehet pasi Leicesteri dëshiron të shkruajë historinë, edhe një herë.
Spanjollët e kanë avantazhin nga ndeshja e parë me golin e vetëm të Antoine Griezmann, por King Power Stadium do të jetë arenë lufte dhe historinë e kanë bërë vetëm fituesit, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Leicester (4-4-2): Schmeichel; Simpson, Morgan, Benalouane, Fuchs; Mahrez, Ndidi, Drinkwater, Albrighton; Okazaki; Vardy.
Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Juanfran, Savic, Godin, Filipe Luís; Carrasco, Saúl, Gabi, Koke; Griezmann, Gameiro. /Telegrafi/


