Flamuri më i bukur në botë – lansohet klipi i këngës “Kuq e zi je ti” (Video)
19/03/2015
Elvana Gjata ka lansuar videoklipin e këngës kushtuar Kombëtares së Shqipërisë, të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me Flori Mumajesin.
Kënga me elemente të muzikës tradicionale shqipe është produkt i Threedots.
Flori qëndron prapa kësaj kënge, të cilën e ka kompozuar dhe ia ka shkruar tekstin.
Ndërkaq, videoklipi dhe ideja e projektit është e Digitalb. /Telegrafi/


