Please enter at least 3 characters.

Fjalët e gruas që ia kthyen vetëbesimin Shkodran Mustafit

2019/10/VjosaKabaMustafi-e1570560002207.jpg
375:"GENEVA, SWITZERLAND - JANUARY 17: Vjosa Kaba and Shkodran Mustafi attend the IWC Schaffhausen "Decoding the Beauty of Time" Gala Dinner during the launch of the Da Vinci Novelties from the Swiss luxury watch manufacturer IWC Schaffhausen at the Salon International de la Haute Horlogerie (SIHH) on January 17, 2017 in Geneva, . (Photo by Chris Jackson/Getty Images for IWC)
20:"Getty Images for IWC

Qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka kaluar një periudhë të vështirë në karrierën e tij futbollistike duke rënë nga forma dhe duke mbetur prapa në përzgjedhje te Arsenalit.

Ai është kritikuar jashtëzakonisht shumë në vitin e fundit, saqë ka pasur raste kur kishte dyshuar në aftësitë e tij si futbollist.

Mirëpo, bashkëshortja e tij, Vjosa Kaba, që e ka mbështetur në këtë periudhë të vështirë, i kishte thënë diçka për t'ia kthyer vetëbesimin.

"Ka pasur ditë kur vërtet dyshoja në vetvete. Mirëpo, në një çast e kuptova se isha i fortë mendërisht".

"Diçka që më tha gruaja ime, më ndihmoi shumë: 'Po të kishe qenë aq i keq sa po thonë njerëzit, kurrë nuk do të ishe bërë kampion bote dhe lojtar i Arsenalit, diçka të sjellë në atë pikë'. Që atëherë, po i përballoj më mirë (kritikat)", thënë Mustafi për Der Spiegel. /Telegrafi/