Please enter at least 3 characters.

Fjalët e Edon Zhegrovës pasi u shpall më i miri në ndeshjen Lille - Real Madrid

2024/10/AFP__20241002__36J26RL__v1__Preview__FblEurC1LilleRealMadrid-1024x684-1.jpg

Sulmuesi anësor, Edon Zhegrova është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Lille ndaj Real Madridit. Zhegrova u shpall më i miri i ndeshjes në fitoren e Lille me rezultat 1-0.“Ditë historike për ne. Jam shumë krenar për ekipin. Jam shumë i lumtur për fitoren. I falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe”, ka thënë Zhegrova në një video të postuar nga Lille.

Zhegrova ka folur derisa në dorë mbante trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes.Ai fitoi penalltin që u kthye në gol nga Jonathan Davies në fundin e pjesës së parë.

Në një ndeshje ku luanin Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, nuk është gjë e vogël./Telegrafi/