Please enter at least 3 characters.

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

2021/08/Serenata-resized-e1630316943117.jpg

Korça është qyteti i shkollës së parë shqipe, është i kulturës, por edhe i fjalëve dhe shprehjeve të veçanta locale. Më poshtë janë disa ato më tipiket që mund t’i dëgjoni vetëm nga korçarët.Imonik - Shalqi.

Lëpitka - Shapka (papuçe).

Furkulicë - Pirun.

Gardhirop - Dollap (mund të jetë transformimi korçar i gardërobës).

Mashka - Karfica të zeza të holla flokësh (por ju mund t’i mbani flokët edhe me kordhonkë!).

Ziqkë - Peshore dore.

Marauzhgë - Milingonë.

Farashkë - Lopatë e vogël me bisht për të mbledhur mbeturinat.

Peronë - Gozhdë.

Fufu - Furnelë me gaz.

Farashkë - Fshesë me bisht të vogël.

Fiqkë - Kopsë palltoje.

Kokoridhe - Fokët kaçurrela

Rripka - Lidhëse këpucësh.

Feçkë - Çapkëne (me përçmim).

Kukumalkë - Dhè i ngritur si formë mali.

Pezhishkë - Rrjetë merimange.

Koriçkë - Kore buke.

Ziqkë - Mjet që shërben për të peshuar.

Të argalisesh - Të qeshësh si punë e budallait

Ta thëntë prifti majë kokës - Vdeksh!

Mos m’u bëjë si francez/francezkë! - Mos u bëjë sikur nuk di, sikur nuk merr vesh!

Ç’m’i ke bërë flokët si Doktori i Luleve - Kur e tepron me stolisjen e pamjes.

Plaç të rëntë! - Shprehje kur kollitesh!

Të fshiftë mortja! - Mallkim i rëndë!

Ma ke mendjen lulkë - Je tralala nga mendja!

Bobo, moj korbeckë! - Moj e shkretë!

Më ngeli peronkë! - M’u bë fiksim!

Ik se t’u futa me lëpitkë! - Kur ia sjell tjetrit shpirtin në majë të hundës!

Katran me bojë - E bëre lëmsh.

Më je bërë si Xhuvi i Dasmave! - Njeri që futet gjithkund i paftuar!

Boll moj dhaskalicë - Mjaft na shite mend!

Ik me trëndelinë - Për njerëz të lehtë nga mendja.

Ç’më qesh si polic ore - Qesh me vonesë dhe kot!

Ç’më ecën ashtu si Kukja - Ke ecje të keqe, të shtrembët.