Please enter at least 3 characters.

Fituesit e javës së tretë të WINFEST janë shpallur – Emona Center vazhdon ndarjen e shpërblimeve

WINFEST 2026 në Emona Center po vazhdon të sjellë fitues të rinj. Në javën e tretë janë shpallur plot 12 fitues, ndërsa kampanja vazhdon me qindra shpërblime të tjera deri më 15 shtator.

Kampanja e madhe shpërblyese WINFEST 2026, e organizuar nga Emona Center, po vazhdon me ritëm të lartë, duke sjellë çdo javë fitues të rinj nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Vetëm në javën e tretë janë shpallur 12 fitues të shpërblimeve kryesore, të cilët kanë fituar 3 Dyson Multi Styler, 1 iPhone 17 Pro, 2 MacBook dhe 6 shpërblime cash nga 500 euro.

Fituesit janë përzgjedhur nga pika të ndryshme të Emona Center në Kosovë, duke bërë që gëzimi i WINFEST të vazhdojë të shpërndahet në Vushtrri, Mitrovicë, Obiliq, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Prishtinë.


Këta janë fituesit e shpërblimeve kryesore të javës së tretë:

  • Sami Pllashniku – nga Obiliqi – iPhone 17 Pro
  • Leotrim Shehaj – nga Prishtina – MacBook
  • Albana Hoxha – nga Prishtina – MacBook
  • Elvira Krasniqi – nga Vushtrria – Dyson Multi Styler
  • Kumrije Hasani – nga Mitrovica – Dyson Multi Styler
  • Ahfred Zenjullahu – nga Vushtrria – Dyson Multi Styler
  • Feride Vishaj – nga Lipjani – 500€ cash
  • Kada Mecinaj – nga Fushë Kosova – 500€ cash
  • Sulltane Shahini – nga Ferizaji – 500€ cash
  • Merita Javori – nga Fushë Kosova – 500€ cash
  • Blerton Spahiu – nga Ferizaji – 500€ cash
  • Shqipe Ramiqi – nga Ferizaji – 500€ cash

Pra, java e tretë solli plot 3 Dyson Multi Styler, 1 iPhone 17 Pro, 2 MacBook dhe 6 shpërblime cash nga 500 euro.

Por WINFEST 2026 ende nuk ka përfunduar.

Kjo është vetëm një pjesë e shpërblimeve të kampanjës së madhe që vazhdon deri më 15 shtator 2026, kur do të vijë edhe finalja e madhe shpërblyese.

Në total, WINFEST 2026 sjell 500 voucherë nga 50 euro, 10 Dyson Multi Styler, 10 MacBook, 10 iPhone 17 Pro, 20 shpërblime cash nga 500 euro, ndërsa shpërblimi kryesor i kampanjës është një Renault Captur.


Si të bëheni pjesë e WINFEST 2026?

Pjesëmarrja është e thjeshtë. Klientët që blejnë në Emona Center nga brendet pjesëmarrëse përfitojnë kuponin e pjesëmarrjes dhe hyjnë në garë për shpërblimet e kampanjës.

Sa më shumë blerje të bëni, aq më shumë mundësi krijoni për të qenë njëri prej fituesve të ardhshëm. Një blerje e zakonshme në Emona Center mund t'ju sjellë mundësinë për të fituar një prej shumë shpërblimeve të WINFEST 2026.

Emona Center operon me pika në Vushtrri, Mitrovicë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Lipjan dhe Obiliq, duke e bërë WINFEST të qasshëm për klientët në shumë qytete të Kosovës.

WINFEST 2026 – Blej në Emona Center dhe fito!

true