Please enter at least 3 characters.

Fitorja e nëntë rresht për Cavs, LeBron përjashtohet për herë të parë në karrierë (Video)

2017/11/lebron-james.jpg

Cleveland Cavaliers ka shënuar fitoren e nëntë rresht në shtëpi ndaj Miami Heat me rezultat 108-97.

Cavs e nisën furishëm duelin duke regjistruar epërsi prej 11 pikësh në fraksionin e parë.

E gjitha u zgjerua në çerekun e dytë duke e kompletuar epërsinë prej 26 pikësh.

Në pjesën e dytë Miami tentoi të kthehej, por nuk ja doli.

Ndryshe më efikasi ishte Kevin Love i cili shënoi 38 pikë, kurse LeBron James regjistori 21 pikë e 12 kërcime, gjashtë asistime dhe pesë topa të vjedhur.

Vlen të përmendet që LeBron James u përjashtua nga ky takim.

Kjo ndodhi për herë të parë në karrierën e tij për shkak se ka fyer gjyqtarin. /Telegrafi/