Please enter at least 3 characters.

Firmino mungon ndaj Barcelonës, Salah në dyshim

2019/05/Salah-Firmino.jpg
329:"BRIGHTON, ENGLAND - JANUARY 12: Mohamed Salah of Liverpool and Roberto Firmino of Liverpool speak during their warm up prior to the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Liverpool FC at American Express Community Stadium on January 12, 2019 in Brighton, United Kingdom. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli pritet të ketë mungesa të mëdha në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Reds do të jenë nikoqir të katalunasve në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në Anfield dhe vendasit synojnë të bëjnë befasi pas humbjes 3-0 në Camp Nou.

Megjithatë, një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë, jo vetëm për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë, por edhe për mungesat që Reds do t'i kenë.

I pari që është i konfirmuar se do të mungojë është mesfushori Naby Keita, i cili u detyrua ta lëshoj ndeshjen e parë në fillim të lojës dhe do të mungojë dy javë.

Salah duke lëshuar fushën i lënduar (Foto: Clive Brunskill/Getty Images)

Një emër tjetër që do t'i mungojë klubit anglez është edhe sulmuesi brazilian, Roberto Firmino, i cili ka pësuar lëndim në stërvitjet para ndeshjes ndaj Newcastle.

Droja e madhe e klubit anglez është mungesa e mundshme e yllit egjiptian, Mohamed Salah, i cili është në dyshim për këtë ndeshjes pas lëndimit të pësuar në ndeshje ndaj Newcastle, ku u detyrua të zëvendësohet në pjesën e dytë. /Telegrafi/