Fiorentina mendon për Berat Gjimshtin
274:"ROME, ITALY - MAY 05: Berat Ridvan Djimsiti #19 with his teammates of Atalanta BC celebrates after scoring the team's third goal during the Serie A match between SS Lazio and Atalanta BC at Stadio Olimpico on May 5, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
Berat Gjimshiti . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
Atalanta . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images
07/05/2019
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshti, me paraqitet e tij te Atalanta ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
Njëri prej tyre është Fiorentina, që tashmë ka kërkuar informacione për lojtarin.
Sipas ‘FirenzeViola.it’, në javët e fundit ka pasur kontakte mes klubet dhe përfaqësuesit të lojtarit që këtë sezon ka treguar formë të lartë.
Ai ka zhvilluar 25 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar edhe një gol.
Për lojtarin ka interesim edhe nga Zeniti, që ishte gati ta merrte edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gjimishiti me shokë është shumë afër që ta mbyll sezonin në vendin e katërt që do të dërgonte në Ligën Kampionëve.
Çmimi i tij llogaritet diku rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/


