Please enter at least 3 characters.

Finalja e Carabao Cup mund të shtyhet për në prill, Jose Mourinho e mbështet këtë gjë duke shpresuar se do të kthehen tifozët në stadiume

2020/07/JoseMourinhoTotenham-4.jpg
457:"SHEFFIELD, ENGLAND - JULY 02: Jose Mourinho, Manager of Tottenham Hotspur looks on during the Premier League match between Sheffield United and Tottenham Hotspur at Bramall Lane on July 02, 2020 in Sheffield, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, e ka mbështetur shtyrjen e datës së finales së Carabao Cup.

Tottenham do të takohet me Manchester City në finale pas fitores së këtij të fundit ndaj Manchester United mbrëmë.

Të dy ekipet do të duhet të presin mbi tre muaj për finalen pasi EFL shpreson që mes shkurtit dhe 25 prill – tifozët do të jenë në gjendje të marrin pjesë në stadiume.

"Unë e mbështes këtë sepse është një situatë e veçantë.

“Nëse finale zhvillohet në fillim të shkurtit, vendi është në bllokim, tifoz nuk do të jetë në stadium, madje as tifozët nuk do të mund të dalin të festojnë në rrugë për fitoren e ekipit të tyre”.

"Unë mbështes plotësisht 25 prillin”.

“Nuk po lutem që Wembley të jetë plotë, por ndoshta mund të kemi disa shikues në Wembley. Unë jam plotësisht mbështetës i shtyrjes, është një moment i veçantë, preferoj të luhet në fund të prillit", ka thënë Jose Mourinho. /Telegrafi/