Filmi “The Odyssey” thyen rekorde - arkëton rreth 860 mijë euro në 24 orë
Filmi "The Odyssey" i regjisorit Christopher Nolan nuk do të shfaqet në kinema edhe për një muaj, por tashmë po thyen rekorde shitjesh në Mbretërinë e Bashkuar.
Institucioni BFI IMAX, ekrani më i madh i kinemasë në Britani, njoftoi se gjatë 24 orëve të para u shitën 28 mijë bileta, duke gjeneruar rreth 860 mijë euro.
Ky rezultat vendosi një rekord të ri për shitjet e ditës së parë.
Lajmi vjen pasi katër shfaqjet e fundjavës së premierës ishin shitur plotësisht brenda më pak se një orë, përfshirë edhe një shfaqje speciale në mesnatë që hapi një maratonë projektesh 24-orëshe.
Të ardhurat e "The Odyssey" në BFI IMAX ishin më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm të mbajtur nga "Dune: Part Two", i cili kishte gjeneruar rreth 420 mijë euro në 24 orët e para.
Filmi tejkaloi dukshëm edhe "Oppenheimer", i cili kishte arkëtuar rreth 290 mijë euro në të njëjtën periudhë.
Edhe në Shtetet e Bashkuara, "The Odyssey" vendosi rekorde kur biletat premium u hodhën në shitje një vit përpara premierës.
Gjatë 24 orëve të para u shitën afërsisht 150 mijë bileta dhe u realizuan rreth 2,9 milionë euro të ardhura, shifra më e lartë e katër viteve të fundit.
Kërkesa e jashtëzakonshme shkaktoi rënie të faqeve të internetit për shitjen e biletave dhe pritje më të gjata se një orë.
Në kastin e filmit bëjnë pjesë Matt Damon, Zendaya, Robert Pattinson, Tom Holland, Anne Hathaway, Lupita Nyong'o dhe Charlize Theron. /Telegrafi/


