Please enter at least 3 characters.

Fillon turneu ‘Akull Streetball 2015’ (Foto)

2016/01/fillon-turneu-lsquo-akull-streetball-2015-rsquo-foto_2_hd.jpg

Turne të ndryshëm po zhvillohen në vendin tonë, ndërsa i radhës është ai ‘Akull Streetball 2015’, që ka filluar të zhvillohet në kryeqytetin kosovar Prishtinë.

‘Akull Streetball 2015’, do të vije në edicionin e 16-të me radhë, ndërsa ka filluar nga dita e djeshme dhe do të vazhdoj deri më 22 qershor.

Shumë sportdashës ishin prezent në hapjen e këtij edicioni në Prishtinë, në lagjen Bregu i Diellit, në terenin sportiv publik tek rrethrrotullimi në Rrugen B. Ndërsa prezent ishin edhe krerët e Komunës së Prishtinës, të cilët këtë vit kontribuuan që Streetball të paraqitet në disa lagje të kryeqytetit tonë.

“Aktiviteti nëpër lagjet e qytetit do të jetë jo garues, aty prej datës 19-22 mund të regjistrohen ekipet, do të argëtohemi me lojën Streetball nën tingujt e muzikës së përzgjedhur nga DJ. Pastaj me datën 19, 20 dhe 22 do të jemi në lagjet tjera si Ulpianë, Lakrishte dhe lagjen e vjetër të Prishtinës, tek pllatoja e Komunës”.

“23 dhe 24 qershor Akull Streetball 2015 zbret në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku prej orës 18:00 do të fillojnë garat në të gjitha disciplinat: Femrat, Meshkujt, Juniorë, si dhe gara në ngulitje dhe gjuajtje për tri pikë. Përpos garave, do të ketë lojë interaktive edhe me publikun të cilit do i dhurohen shumë dhurata sportive”. /Telegrafi/