Please enter at least 3 characters.

Fillon numërimi i votave, rezultatet mund t'i shihni në kohë reale në ballinën e Telegrafi-t

2019/10/numerimi_telegrafi.png

Tanimë pas mbylljes së kutive të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar edhe numërimin e votave, rezultatet e të cilit mund t'i shihni edhe në portalin Telegrafi.com.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se sot kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind, transmeton Telegrafi.

Qytetarët mund të shohin në kohë reale numërimin e votave duke klikuar në këtëLINK.

Daka ka njoftuar se sonte do të dalin me rezultatet preliminare, por se këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta. /Telegrafi/