Please enter at least 3 characters.

Filarmonia e Kosovës, me koncert në Paris

2016/01/filarmonia-dhe-festivali-dam-sjellin-koncertin-special_hd.jpg

Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të mbajë koncert në Paris më 22 maj 2019, nga ora 19:30.

Koncerti do të nmbahet në kompleksin ikonik "Hotel des Invalides / Saint-Louis des Invalides", që është kompleks muzesh që ndërlidhet me historinë franceze dhe të Forcave të Armatosura të Francës, ku prehen edhe shumë heronj të vendit.

Në këtë koncert i cili shënon 20-vjetorit e çlirimit të Kosovës do të interpretohet vepra "Njeriu me armë: Meshë për Paqe" e kompozitorit Karl Jenkins, vepër kjo e cila qe shkruar në vitin 1999 e që i është dedikuar viktimave të luftës në Kosovë. /Telegrafi/