Fifi: Unë dhe Graniti nuk jemi në lidhje, kemi një miqësi shumë të mirë
Filloreta Raçi-Fifi që një kohë të gjatë është komentuar për një lidhje të mundshme me ish-futbollistin, Granit Cana.
Dyshimet nisën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri pasi dy banorët treguan afrimitet të madh me njëri-tjetrin.
Megjithatë, kjo është përforcuar akoma më shumë ditëve të fundit meqë po shoqëroheshin gjatë tërë kohës edhe jashtë.
Artistja nga Ferizaj ka bërë një sqarim lidhur me raportin e tyre duke treguar se janë vetëm miq, asgjë më shumë.
Postimi i plotë i Fifit (pa ndërhyrje):
“Atëherë..Kam fiks një muaj që shoh lajme, tagg-s, komente, ejt etj duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granit Canën.Me gjithë respektin,jo nanusha, jo portale, jo o dashamirës..Nuk jemi në lidhje..kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjet një mik si Graniti..por kaq!Ju dua”. /Telegrafi/


