Please enter at least 3 characters.

FIFA shpallë tre finalistët për futbollistin e vitit 2016 (Foto)

2016/12/maxresdefault-1-e1480687668859.jpg

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann janë tre futbollistët finalistë për çmimin e futbollistit të vitit nga FIFA.

Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid, kështu e cilësojnë duelin mes tre sulmuesve për çmimin ‘FIFA Football Awards 2016’.

Trajnerët, kapitenët e përfaqësueseve, gazetarët dhe tifozët do të votojnë se cili nga Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Antoine Griezmann do ta fitojë këtë çmim.

Fituesi i Ligës së Kampionëve dhe kampionatit evropian, Cristiano Ronaldo do të jetë në garë me Lionel Messin që dominoi në elitën e futbollit spanjoll.

Ndërkohë për herë të parë në podium do të ngjitet edhe Antoine Griezmann. /Telegrafi/