Please enter at least 3 characters.

FFK takon “Dardanët”, premtojnë spektakël

2016/01/ffk-takon-ldquo-dardan-euml-t-rdquo-premtojn-euml-spektak-euml-l_hd.jpg

Kosova të dielën pasdite në kryeqytet do të përballet me Omanin, në një ndeshje që pritet të jetë e mbushur me shkues nga e gjithë Kosova.

“Fillimisht, përfaqësuesit “Ujqve” nga Ferizaj, “Skifterat” Gjilan, “Intelektualët” Gjilan, “Shqiponja e zeza” Skenderaj, “Shqiponjat” Pejë dhe “Tigrat e zi “ Drenas, i përshëndeti sekretari përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu, i cili i ka falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë ekipit përfaqësueses në dy ndeshjet e kaluara duke kërkuar nga ata që të vazhdojnë këtë përkrahje dhe tash në këtë ndeshje, duke dëshmuar anim korrekt dhe në suaza të Fair-playt”, është thënë në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, organizatori ndeshjes z. Agron Selimi dhe z. Arben Zhjeçi, me përfaqësuesit e grupeve biseduan për mënyrat e vendosjes së tyre në stadium dhe për detaje tjera të animit.

U vendos që për shkak të disa transparenteve që do të shpalosin adhuruesit, ata të vendosën në pjesën lindore të stadiumit.

KE i FFK-së ka vendosur që për të gjitha grupet e adhuruesve të jepen nga 100 bileta falas. Pastaj z. Selimi bisedoi edhe gati me të gjithë kryetarët e komunave që ata të ndihmojnë në transportin e adhuruesve, të cilët premtuan gjithë ndihmën e tyre.

“Përfaqësuesit e grupeve të adhuruesve premtuan që ditën e diel do të bëjnë sa më madhështore këtë ndeshje dhe stadiumi do të ketë një dekor madhështor”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /KP/Telegrafi/