Ferronikeli rikthehet fuqishëm te fitorja
08/05/2015
Skuadra lidere e elitës së futbollit kosovar, Ferronikeli ka arritur një fitore të madhe duke mposhtur Ferizajn 3-0.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Xhevdet Shabani në fillim të ndeshjes, ndërsa për 2-0 u përkujdes sulmuesi në formë të lartë Mendurim Olluri.
Mbrojtësi në top formë dhe njëherit kapiteni i ‘Niklit’, Lapidar Lladrovci shënoi golin e tretë në ndeshje për ta vulosur rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore Ferronikeli luan pozitën e parë në tabelë me katër pikë më shumë se Besa që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/


