Feronikeli – Ferizaj, mund të regjistrohet 3-0!
08/05/2015
Mirëpo, lideri i Superligës, Feronikeli, ka gjasa të mëdha që takimin ta fitojë me rezultat zyrtar 3:0.
Një gjë e tillë mund të ndodh, pasi GazetaOlle.com mëson se Ferizaj nuk i ka paguar as të enjten zyrtarët e ndeshjes së kaluar me Prishtinën, të cilën e humbën 3:1.
Sipas rregullave të Federatës, nëse ferizajasit nuk e bëjnë një gjë të tillë të premten para ndeshjes, atëherë, ata do ta humbin takimin me rezultat zyrtar 3:0.
Se a do të gjejnë mjetet për të bërë pagesën Ferizaj, klub ky që ndodhet në krizë financiare mbetet të shihet.


