Please enter at least 3 characters.

Fero lanson këngën e re "Wow"

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re të titulluar “Wow”, një projekt që po tërheq vëmendje që në momentet e para të lansimit.

Protagoniste në videoklipin e “Wow” është një nga modelet e njohura të spektaklit televiziv “Supernova”.

Realizimi vizual mban firmën e regjisorit Alban Selimaj, i cili ka sjellë një klip të kuruar deri në detaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Fero, duke dëshmuar sërish për stilin e tij të veçantë dhe të pandryshueshëm në skenën e hip-hop-it shqiptar.

Ndërkohë, muzika dhe producimi janë punuar nga Zzap, një emër i lidhur prej vitesh me hitet më të mëdha të tregut shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Feros, pas një periudhe relativisht të qetë në aspektin muzikor.

Kënga është mirëpritur nga fansat e tij, të cilët e kanë përkrahur fuqishëm projektin në rrjete sociale dhe platformat muzikore.

Ky rikthim konfirmon se Fero vazhdon të mbetet një figurë e rëndësishme dhe aktive në industrinë muzikore shqiptare. /Telegrafi/