Ferizajasi i vrarë në Siri ishte i sëmurë, ISIS nuk e lejoi të kthehej në Kosovë (Video)
26/09/2017
Valon Çukofci (28) nga fshati Cërnillë i Ferizajt i ishte bashkuar ISIS-it tre vjet më parë ndërsa gjeti vdekjen të enjten e javës së kaluar.
Familjarët e tij nuk kanë thënë se lajmin për vdekjen e Valonit iu erdhi të premten dhe për të tashmë e kanë hapur edhe të pamën në shtëpinë e tyre.
Sipas Bedri Elezit, drejtor i Institutit të Kosovës për Studime ndërkombëtare, besohet se Çukofci në Siri edhe është martuar e ka fëmijë.
Ndërsa para disa muajsh ai kishte kërkuar të kthehej në Kosovë me arsyetimin se po vuan nga shëndeti i ligë, por një gjë e tillë i është mohuar nga ISIS.
Edhe në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë kanë pranuar informacion se Çukofci është vrarë në Siri.
Thonë se ai atje kishte shkuar në vitin 2014.


