Please enter at least 3 characters.

Ferizaj dhe Drenica ndahen baras

2016/01/ferizaj-dhe-drenica-ndahen-baras_hd.jpg

Ferizajasit dhe drenicasit kanë ndarë pikët të premten në kuadër të xhiros së 18-të.
Përballja mes këtyre dy skuadrave është përshkruar me lojë të kënaqshme.

Futbollistët e të dy skuadrave pjesën e parë e mbyllen pa gola, megjithëse rastet nuk munguan.

Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë, por asnjera skuadër nuk ia doli që topin ta dërgojë në rrjetë.

Pas këtij barazimi Ferizaj është ngjitur në kuotën e 29 pikëve, tetë më pak sesa lideri Llamkos Kosova, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse, Drenica tani ka 28 pikë.

Nesër dhe pasnesër luhen edhe ndeshjet tjera të kësaj xhiro, ku do të takohen: Prishtina-Trepça, Fushë Kosova-Besa, Feronikeli-Llamkos Kosova dhe Trepça ‘89-Drita. /KP/Telegrafi/