Fëmijët e komunës Qendër në Shkup shënuan Ditën ndërkombëtare të ushqimit të shëndetshëm
Në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të ushqimit, fëmijët e tre çerdheve të komunës Qendër kanë vizatuar dhe përgatitur sot vakte me ushqim të shëndetshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punëtoria interaktive-edukuese është në kuadër të projektit ''Dita botërore e ushqimit të shëndetshëm'' si aksion kundër urisë, kurse temat janë '' Çka duhet të hamë, si dhe përse'', ''Hajde të bëjmë figura prej lëngu të pemëve dhe perimeve'' dhe ''Vizatojmë për ushqim të shëndetshëm''.
Fëmijët e kësaj komune fituan dhurata me ushqime të shëndetshme. Qëllimi i aktivitetit është informimi dhe përfitimi i njohurive, formimi i prirjeve të shëndetshme dhe të rregullta në të ushqyerit te popullata më e re dhe sa është me rëndësi që fëmijët të mësojnë se çfarë duhet të hanë./Telegrafi/


