Please enter at least 3 characters.

Fehmi Ferati: "Burdushi" më ofroi 5,000-10,000 euro që ta ftoja në emision

2018/11/burdush.jpg

Moderatori televiziv Fehmi Ferati ka zbuluar një detaj që interesant se si “mjeku” popullor Hysri Peçani – “Burdushi” i “blente”  gazetarët për ta ftuar në emisione.

Ferati, që është edhe ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e fundit lokale, përes një postimi në Facebook, ka treguar se si Burdushi i kishte ofruar 5,000 deri në 10,000 euro që të ftonte në emisionin që udhëhiqte ai.

Postimi i plotë i Feratit:“Burdushi nëse zbulon sa para i ka dhënë (blerë) moderatorëve që e kishin "ftuar" në emisione për qëllim promovimi...do të çuditeni!Pas një emisioni që e kisha ftuar duke e ironizuar dhe mahitur për kotësinë e tij ekzorciste, e kishte kuptuar më vonë kundërefektin. Pas kësaj mua me ofronte prej 5000€ deri 10.000€ nëse e ftoj në emision me kushtin që pyetjet duhet shtruar sipas kerkeses së tij!”, ka shkruar Ferati. /Telegrafi/