Please enter at least 3 characters.

Federer eliminohet nga Australian Open, zvicerani u mposht nga Tsitsipas

2019/01/Roger-Federer.jpg
281:"MELBOURNE, AUSTRALIA - JANUARY 20: Roger Federer of Switzerland looks on in his fourth round match against Stefanos Tsitsipas of Greece during day seven of the 2019 Australian Open at Melbourne Park on January 20, 2019 in Melbourne, Australia. (Photo by Jack Thomas/Getty Images)
12:"Getty Images

Roger Federer jashtë Australian Open. Tenisti zviceran, tashmë 37-vjeç, u eliminua në fazën e 1/8-ave nga greku Stefanos Tsitsipas në një duel maratonë që zgjati thuajse  katër orë.

Talenti 20 vjeçar fitoi 3-1 me sete, që dy nga tre setet që fitoi i mori me “tie break”, një eliminim ndoshta i parakohshëm për “Mbretin” Federer, që dështoi t’i shkonte deri në fund trofeut numër 100 në karrierë.

Tsitsipas në çerekfinale do të përballet me Bautista-Agut, që mposhti me vështirësi 3-2 me sete Cilicin, transmeton Supersport.

(Foto: Jack Thomas/Getty Images/Guliver)

Më herët Rafael Nadal mundi në 1/8-at e finaleve Tomas Berdych me rezultatin 3-0. Dy setet e para ishin një formalitet për numrin dy të botës, që i fitoi ato 6-0 dhe 6-1. Në setin e tretë, Berdych bëri më shumë rezistencë, por edhe ai u fitua nga Nadal me “tie break”, 7-6.

Kundërshtari i radhës i Nadalit do të jetë amerikani Frances Tiafoe, që befasoi të gjithë teksa eliminoi Grigor Dimitrovin me rezultatin 3-1, pas tre orë e 39 minutash lojë, pikërisht ditën e 21-vjetorit të tij të lindjes.

Tiafoe fitoi dy setet e parë 7-5 dhe 7-5, ndërsa i treti shkoi në favor të Dimitrovit 7-6.

Seti i katërt u fitua sërish nga Tiafoe 7-5, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinalen e një turneu “Grand Slam” në karrierën e tij.