Please enter at least 3 characters.

FC Zidane shpallet kampion i Ligës së Pavarësisë (Video)

2016/01/fc-zidane-shpallet-kampion-i-lig-euml-s-s-euml-pavar-euml-sis-euml-video_hd.jpg

Të dielën më 22.06.2014 u zhvillua ndeshja finale mes ekipeve FC ZIDANE dhe FC FRESH, një ndeshje mjaft interesante, me shumë gola dhe shumë raste shënimi.

Ndeshja përfundoi me rezultat 5 : 3, me golat e shënuar nga (Haki Ahmeti 1, Akil Makolli 3, Kujtim Sopa 1 për FC Zidane) , ndërsa (Durim Qorri 1, Mergim Boshnjaku 1, Granit Cana 1 për FC Fresh) ku Kampion i ligës u shpall ekipi FC ZIDANE. Titullin e kampionit e ngriti futbollisti i mirënjohur kosovar, Muhamet Dragusha.

Organizatorët edhe kësaj radhe kishin menduar edhe për individët më të dalluar të këtij sezoni, të cilët me kontributin e tyre i dhanë hijeshi ligës.

Asistuesi më i mirë i ligës u shpall Qëndrim Krasniqi nga FC FRESH me 60 asistime.



Golashënuesi i ligës u shpall Eragon Gashi nga FC AKLLAPI me 128 gola.



Lojtari më i dalluar i ligës u shpall Haki Ahmeti nga FC ZIDANE i cili shumë herë ishte lojtari i cili kishte vendos fatin e ekipit të tij me gola të jashtëzakonshëm.

Ndërsa ekpi më fair-play u shpall FC AKLLAPI.

Mysafir special ishte drejtoresha për Rini Kulturë dhe Sport në Komunën e Prishtinës znj. Blerta Zeqiri, e cila njëkohësisht shpërndau edhe shpërblimet për fituesit.

Në këtë finale mbeti për tu përmendur edhe ndarja e drejtësisë e cila ishte në nivel shumë të lartë. Organizatorët kishin menduar që drejtësinë ta ndajnë gjyqtarë profesionist të Superligës së Kosovës.

Për më shumë, shikojeni videon e ndarjes së shpërblimeve për lojtarët më të dalluar të kësaj lige. /Telegrafi/