Fansja e kap për fyti gjatë një koncerti - nuk duhet humbur reagimi i Butrint Imerit
05/08/2024
Një incident i papritur i ka ndodhur këngëtarit të njohur Butrint Imeri në një nga performancat e fundit.
Në një koncert teksa ai po bënte fotografi me fanset e tij, një vajzë e ka kapur për fyti artistin.
Nga fytyra, ai ngeli pa fjalë, por që e kaloi me qetësi - pa bërë ndonjë reagim tjetër.
Ky nuk është incidenti i vetëm pasi shumë prej artistëve i ndodhin gjëra të tilla në skenë.
Viteve të fundit janë bërë virale momentet kur fansat i kanë gjuajtur me gjësende të ndryshme.
Sidoqoftë, 28-vjeçari vijoi me programin duke vazhduar me këngët që kishte në plan.
Butrinti vazhdon të jetë një nga yjet më të kërkuar në estradë. /Telegrafi/


