Please enter at least 3 characters.

Faleminderit Viktor!

2016/01/f.0716023035230_m.jpg

Mbrëmja filloi me Gjirën, e cila ndezi të pranishmit në stadium, me një performancë të shkëlqyer, duke lënë gojëhapur të gjithë.
Më pas vazhduan anëtarët e TBA, të cilët kënduan hitet e reja të tyre, ashtu sikurse hitet me të cilat identifikoheshin.

Dhe më pas, nën masa të rrepta sigurie erdhi Unikkatili. Ai performoi për më shumë se dy orë dhe shfaqi një prej performancave më të mira ndonjëherë, duke kënduar madje edhe dissat.

Mbrëmjen Viktori e mbaroi me këngën “Ju Ha Për S’gjalli” që elektrizoi të pranishmit, ndërsa rreth 20 mijë persona, të kënaqur u larguan nga impianti, i cili ishte foleja e shqiptarëve mbrëmjen e 15 korrikut.

Video

Atmosfera:

Backstage

Warm up video:

Së shpejti rrëfim ekskluziv pas koncertit, ashtu sikurse foto ekskluzive dhe video ekskluzive të Viktorit, nga arritja dhe kërcimi i tij në skenë…

/Telegrafii/