Please enter at least 3 characters.

Fadil Nura deputeti i ri i PDK-së në Kuvend, zëvendëson Kadri Veselin

2020/11/auto_13fnura1605279221.jpg

Fadil Nura është deputeti i radhës nga Partia Demokratike e Kosovës i cili do të zëvendësojë Kadri Veselin.

Nura, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka arritur të marrë 8,959 vota.

KQZ sot miratoi këtë rekomandim të Zyrës së Presidentit të Kosovës, për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se Veseli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së dhe nga posti i tij si deputet, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.