Please enter at least 3 characters.

Fabregas e pranon: Kam harruar të luaj futboll

2016/04/CescFabregasArsenalvChelseaPremierLeague2LsyOwQx1Bnx-e1461013251870.jpg

Cesc Fabregas pranoi se ai “ka harruar si të luaj futboll” në pikën më delikate të sezonit të skuadrës së Chelsea.

Një vit më parë Chelsea u shpall kampionë i Premierligës, por këtë sezon ata gjenden në mesin e ekipeve mesatare.

Në një intervistë për mediat angleze, Fabregas ka rrëfyer periudhën shumë të vështirë në karrierën e tij, i cili madje thotë se kishte harruar edhe se si luhet futboll.

“Sa herë kthehesha në shtëpi, i thosha gruas se nuk kam idenë çfarë të bëjë me topin. Nga nëntori filloi ajo periudha e vështirë ku me të vërtetë kisha harruar se si luhet futboll".

"Sa herë kisha topin në këmbët e mia nuk dija se çfarë të bëja”, ka deklaruar mesfushori spanjoll Cesc Fabregas./Telegrafi/