Expo Real Kosova 2026 vjen me 24-26 Korrik – marrin pjesë kompani nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi
Pas suksesit të edicionit të parë, Expo Real KosovaExpo Real Kosova rikthehet këtë verë me edicionin e dytë, i cili do të mbahet më 24, 25 dhe 26 Korrik 2026 në Prishtina Mall.
Panairi, i cili po konsolidohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme për sektorin e patundshmërive, ndërtimit dhe materialeve ndërtimore në Kosovë, këtë vit do të sjellë një pjesëmarrje edhe më të madhe të kompanive vendore dhe rajonale.
Përveç kompanive lidere nga Kosova, në Expo Real Kosova 2026 do të prezantohen edhe kompani të njohura nga Shqipëria dhe Mali i Zi, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen me projekte rezidenciale, komerciale dhe turistike, si dhe me mundësi investimi nga i gjithë rajoni.
Gjatë tri ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësi të takojnë drejtpërdrejt përfaqësues të kompanive ndërtimore, agjencive të patundshmërive, bankave dhe institucioneve financiare, si dhe të informohen për trendet më të fundit në sektorin e ndërtimit, arkitekturës dhe investimeve.
Përveç ekspozitës, programi do të përfshijë panele diskutimi, prezantime profesionale dhe aktivitete të tjera, ku ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë do të diskutojnë zhvillimet më të rëndësishme të tregut.
Organizatorët kanë nisur fushatën "Save the Date", duke ftuar qytetarët, investitorët dhe profesionistët e fushës që të rezervojnë datat 24–26 Korrik 2026 dhe të bëhen pjesë e këtij eventi.
Hyrja për vizitorët është falas, ndërsa organizatorët presin mijëra vizitorë nga Kosova dhe rajoni gjatë tri ditëve të panairit.
Expo Real Kosova 2026, vendi ku takohen projektet më të mira, investitorët dhe mundësitë e reja për banim, biznes dhe investim.


