Please enter at least 3 characters.

Evertoni nuk është i interesuar në Donnarumman

2018/05/Gianluigi-Donnarummas.jpg
126:"during the serie A match between Atalanta BC and AC Milan at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on May 13, 2018 in Bergamo, Italy.
13:"Marco Luzzani

Evertoni ka bërë të ditur se ata nuk janë të interesuar në transferimin e Gianluigi Donnarummas nga Milani.

Në javën e kaluar mediat në Itali raportuan se Toffes po tentojnë transferimin e portierit italian, mirëpo kjo gjë nuk doli të ishte e vertët.

Liverpool Echo raporton se Carlo Ancelotti nuk është i interesuar në transferimin e Donnarummas, pasi në portën e tyre është Jordan Pickford.

Trajneri i Evertonit është i kënaqur me anglezin dhe dëshiron të vazhdojë me besimin ndaj tij.

Në anën tjetër, Donnarumma ka vetëm edhe 18 muaj kontratë me Rossonerët, derisa këta të fundit e duan shitjen e tij.

Chelsea është tejet e interesuar në italianin, pasi Frank Lampard është i zhgënjyer nga Kepa Arrizabalaga. /Telegrafi/