Please enter at least 3 characters.

"Është shumë i frikshëm" - Julia Roberts nuk e ka parë asnjëherë "Game of Thrones"

2019/05/GettyImages-1078414874-e1558356327901.jpg
205:"BEVERLY HILLS, CA - JANUARY 06: Julia Roberts attends the 76th Annual Golden Globe Awards at The Beverly Hilton Hotel on January 6, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Jon Kopaloff/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndonëse "Game of Thrones" është i preferuar për shumëkënd, kjo nuk do të thotë që edhe për aktoren amerikane, Julia Roberts.

Aktorja 51 vjeçare ka thënë se nuk e ka parë asnjëherë serialin e popullarizuar, pavarësisht së tashmë është ndër më të shikuarit dhe pëlqehet mjaft shumë.

Julia në një intervistë me Patricia Arquette ka folur për aktorët, ndërsa një nga pyetjet ishte nëse e ka parë "Game of Thrones". "Unë kurrë nuk e kam parë 'Game of Thrones'. Shumë e frikshme apo ka shumë seks'", ka thënë Roberts.

(Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

E të njëjtit mendim ishte edhe Arquette teksa thotë se ka edhe shumë "zombie dhe gjëra të tjera".

Përndryshe, episodi i fundit i "Game of Thrones" është transmetuar fundjavën që shkoi, edhe pse ishin nënshkruar mbi 200.000 peticione për ribërjen e sezonit final. /Telegrafi/