Please enter at least 3 characters.

Ermali paralajmëron hit veror (Foto)

2016/01/ermal-fk.jpg

Ermal Mamaqi, i cili krahas aktrimit dhe prezantimit, është edhe këngëtar, është duke përgatitur një videoklip veror, të cilin do ta lansojë së shpejti.

Kënga quhet “Seniorita” dhe është bashkëpunim me Claydee, ndërsa xhirimet janë bërë në plazhet e Greqisë.

“‘Seniorita’ klip. Shumë i lumtur nga xhirimet sot. Bëhuni gati për një hit vere, ose… mos u bëni gati më mirë se s’i dihet”, ka paralajmëruar Ermali.

“Ditë e lodhshme, por me sukses. Se shpejti… ‘Seniorita’ – Ermal Mamaqi ft Claydee”, ka shkruar ai në një postim tjetër. /Telegrafi/